Derisa në Kuvendin e Kosovës po hynte ministrja në detyrë e Industrisë, Rozeta Hajdari, një qytetar iu drejtua ashpër duke i thënë: “Zoti ju marroftë, zoti ju dënoftë”.
Pos tij, edhe avokati Arianit Koci i cili ka vendosur të protestojë sërish para Kuvendit për shkak të bllokadës që po ndodh, i tha deputetet së VV-së t’i kthejë rrogat, pasi siç u shpreh ai, ka tre muaj që nuk kanë punuar, njofton Klankosova.tv.
“Kthej rrogat, tre muaj s’keni punuar”, tha Koci.
Ndërkohë Hajdari ia ktheu duke i thënë: “Nuk kam marr rrogë unë”.