Live

Zyrtare: Juventusi largon Motta-n si trajner, ja nga kush do të zëvendësohet

18:57 / 23 Mars 2025

Nga Kosova Live

Juventusi të dielën shkarkoi trajnerin italo-brazilian Thiago Motta.

Motta është zëvendësuar nga Igor Tudor, bëri të ditur “Zonja e Vjetër”.

Ish-lojtari i Genoa-s dhe Interit, Motta, 42-vjeç, shuajti shpresat për Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë, si dhe pësoi humbje 4-0 nga pretendentët për titull, Atalanta.

Juve ka rënë në vendin e pestë në garën për titull dhe ish-mesfushori italian dhe ish-trajneri i Bolonjës, Motta, tani e ka paguar faturën e tij.

Ish-trajneri kroat i Udinese, Verona, Marseille dhe Lazio, Tudor, 46 vjeç, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si mbrojtës te Juve, tani do të marrë përsipër ndeshjen e radhës të Juventusit në shtëpi ndaj Genoa-s. 

Shpërndaje në

U Kopjua