Live

25 vjet nga luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

08:48 / 25 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Më 25 nëntor 1997 trupat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të drejtuara nga komandanti legjendar, Adem Jashari, sulmuan forcat e policisë serbe në Vojnik, të cilat u tërhoqën, duke lënë të plagosur.

Të nesërmen një ekspeditë ndëshkimore me 10 automobila e mjete të tjera të motorizuara u drejtuan për në Vojnik.

Adem Jashari me 10 luftëtarë i zuri pritë dhe, pas katër orë luftimesh të rrepta, forcat e policisë u tërhoqën të përgjakura.

Shpërndaje në

U Kopjua