Live

26-vjetori i Betejës së Koshares, Kurti bën homazhe

10:02 / 09 Prill 2025

Nga Kosova Live

Sot shënohet 26-vjetori nga Beteja e Koshares.

Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Koshares”.

Ai nga atje është shprehur se nga radhës e UÇK-së ranë dëshmorë 114 luftëtarë.

“Nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë dëshmorë 114 luftëtarë me në krye komandantin Agim Ramadanin dhe Sali Çekajn, por kishim edhe mbi 400 të plagosur”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua