Live

45 aksidente dhe mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

11:19 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se 1 mijë e 842 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 45 aksidente, 19 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 26 vetëm me dëme materiale.

Shpërndaje në

U Kopjua