Gjatë mbledhjes së radhës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka nisur periudha e aplikimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, e cila do të zgjasë deri më 13 gusht 2025.
Deri më tani, Zyra për Regjistrim dhe Certifikim i ka dhënë qasje në platformën online 47 partive politike, 6 iniciativave qytetare dhe 1 kandidati të pavarur, transmeton Klankosova.tv.
Në këtë mbledhje, KQZ bëri të ditur edhe se është përzgjedhur operatori fitues për auditimin e financave të fushatës zgjedhore për Kuvendin e Kosovës.
Auditimi i raporteve financiare pritet të fillojë së shpejti, ndërsa raportet përfundimtare do të publikohen për transparencë ndaj publikut.