Drejtoresha 66-vjeçare e një muzeu gjerman, Alexandra Hildebrandt ka sjellur në jetë fëmijën e saj të dhjetë.
Këtë e ka konfirmuar kreu i muzeut privat ”Checkpoint Charlie” në Berlinin qendror, se djali ka lindur me prerje cezariane në klinikën ”Virchoë” të spitalit ”Charité”.
Derisa, fëmija thuhet se u lind të mërkurën e kaluar, me Hildebrandt që lavdëroi stafin e ”Charité” për punën e tyre.
Hildebrandt i tha gazetës ”Bild
” se ajo ka pasur tetë fëmijë, përfshirë binjakë, që kur mbushi 53 vjeçe, derisa dy prej tyre janë fëmijë të rritur.
”Tetë nga fëmijët kanë lindur me prerje cezariane”, tha ajo.
Hildebrandt ka folur për dëshirën për të pasur një familje të madhe dhe tha se donte të inkurajonte njerëzit që të kishin më shumë fëmijë.
66-vjeçarja tha se nuk përdori teknologji riprodhuese për të konceptuar fëmijën.
”Ushqehem shumë shëndetshëm, notoj rregullisht për një orë, ec për dy orë, nuk pi duhan apo alkool dhe nuk kam përdorur kurrë kontraceptivë”, tha ajo për ”Bild”.
Doktori Wolfgang Henrich ka thënë se Hildebrandt është gruaja më e moshuar shtatzënë për të cilën është kujdesur ai, pasi që ai ka kryer të tetë prerjet cezariane të saj.
“Ishte një shtatzëni kryesisht e pakomplikuar”, tha ai.
Sipas doktrit Henrich, i cili ka punuar si gjinekolog që nga viti 1990, tha se ishte një mrekulli që procedura shkoi kaq mirë.
”Gjasat për të lindur një fëmijë të shëndetshëm përmes ngjizjes natyrale si një 40-vjeçare është në rangun e përqindjes njëshifrore, madje edhe me shëndet të mirë”, tha Henrich.