Live

7 korriku ishte ditë e rëndë për Malishevën, zjarri shkrumboi tokat bujqësore

10:34 / 14 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Të hënën e 7 korrikut ndodhi një zjarr i madh në komunën e Malishevës.

Gazetarja Blerina Doshlaku ka zhvilluar intervistë me drejtorin e bujqësisë së Malishevës, Sylë Dukollin.

Dukolli foli rreth plantacionit të Vehbi Hotit, i cili është shkrumbuar nga zjarri, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se zjarri ka qenë i pamenaxhueshëm për shkak të temperaturave të larta dhe një ere të fuqishme.

“Ne si komunë me të marrë informacionin nga zjarrfikësit, të cilët i falënderoj për angazhimin e tyre, bujq dhe fermerë që i kanë ndihmuar”, tha Dukolli.

Tutje, drejtori i bujqësisë thotë se zjarri u përhap kryesisht në toka bujqësore.

Sakaq Hoti, të cilët iu djeg plantacioni i mollëve, tha se i është djegur 60 hektarë e tokës, derisa sipas tij dëmi i shkaktuar është shumë i lartë.

Sinan Kryeziu, ekspert bujqësor, thotë se e hëna e 7 korrikut për Malishevën ka qenë ditë shumë e rëndë. Ai bën thirrje për koordinim më i fuqishëm nga ana e nivelit qendror.

Sadri Shiaku, thotë se i janë djegur 2 hektarë e gjysmë grurë, gjë që sipas tij e kanë dëmtuar shumë.

Shpërndaje në

U Kopjua