Live

70 persona vriten në një ‘masakër’ në Haiti, në mesin e tyre dhe fëmijë

21:13 / 04 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Të paktën 70 persona, përfshirë fëmijë janë vrarë pasi një bandë e armatosur sulmoi një qytet të vogël në Haiti.

16 persona u plagosën rëndë, sipas OKB-së, ndërsa anëtarët e bandës Gran Grif u tërbuan nëpër Pont-Sonde në rajonin qendror Artibonite, transmeton KosovaLive.

Pamjet tregojnë grupe njerëzish që ikin nga dhuna me motoçikleta dhe në këmbë. Një prokuror i qeverisë e përshkroi sulmin si “një masakër”, raportoi Associated Press.

Bandat e armatosura kanë marrë kontrollin e pjesëve të mëdha të Haitit dhe një mision policie i mbështetur nga OKB, i udhëhequr nga oficerë nga Kenia, filloi në qershor në një përpjekje për të rikthyer kontrollin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...