Live

Mustafa: Kur e prishëm qeverinë që të mos përplasemi me SHBA-të, ndërkombëtarët përkrahën Kurtin

15:42 / 07 Qershor 2023

Nga Kosova Live

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë. Ai ka thënë se ndërkombëtarët e kanë sjellur në pushtet Kurtin.

Në një deklarim të tij në Facebook, ai ka thënë se LDK e ka prishur koalicionin me VV-në në vitin 2020 për ta evituar konfrontimin me SHBA-të dhe e pagoi me 100 mijë vota, shkruan Paparaci.com.

Mustafa është deklaruar se Kurti atëherë mbështetej nga diplomatët e vendeve më të fuqishme perëndimore, derisa ka thënë se ndërkombëtarët dhe analfabetët funksionalë e kanë sjellur në pushtet Kurtin.

Ai ka thënë se frikësohet se çmimin e prishjes së raporteve me SHBA-të dhe BE-në nuk do ta paguajë vetëm VV me Kurtin e Osmanin por e gjithë Kosova.

“Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës.”, ka shkruar Osmani.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

LDK në vitin 2020 prishi koalicionin me VV-në për të evituar konfrontimin e Kosovës me SHBA-të. E pagoi çmimin më të shtrenjtë me rreth 100 mijë vota! Por në atë kohë VV-në e përkrahnin diplomatët e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Mbretërisë së Bashkar, raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian e…. E sollën vet në pushtet së bashku me analfabetët funksional. Sot, frikësohem se çmimin e prishjes së relacioneve me SHBA-të dhe BE-në , nuk do ta paguajë VV me Kurtin dhe Osmanin por do ta paguajë e gjithë Kosova. Ngushëllimi i vetëm më mbetet se Lidhja Demokratike e Kosovës e kishte vlerësuar drejtë rrezikun dhe vepruam mirë në interes të Kosovës. IM.

Shpërndaje në

U Kopjua