Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Deklarata është nënshkruar në selinë e OKB’së në New York.
Pamjet nga ceremonia e nënshkrimit i ka publikuar Rama, në llogarinë e tij në Facebook.
“Selia e OKB, New York – Nënshkrimi i deklaratës së përbashkët me Presidentin Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Ukrainës
”, ka shkruar Rama