Live

Kurti poston fotot e policëve që ndanë pako ushqimore nëpër Banjskë: Policia e Kosovës është në shërbimin tuaj

17:21 / 26 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë shpërndarë sot pako ushqimore te qytetarët serbë të Kosovës në Banjskë, në zonën ku ndodhi sulm terrorist nga kriminelë serbë të Beogradit, që dyshohet se u kryesua nga Milan Radojiçiqi.

Kryeministri Kurti ka shpërndarë pamjet nga aksioni, duke thënë se përkrah operacionit anti-terrorist, Policia e Kosovës po ndihmon qytetarët edhe me nevojat bazike, shkruan Reporteri.net.

Kurti i ka falënderuar ata për maturinë dhe besimin.

“Policia është në shërbimin tuaj”, ka shkruar ai.

“Përkrah operacionit anti-terrorist, Policia e Kosovës u ka ndarë mbi 100 pako ushqimore qytetarëve serbë të Kosovës në Banjskë, duke u ndihmuar edhe me nevoja shtesë që i kanë. I falënderoj qytetarët tonë për qetësinë, maturinë, dhe besimin. Policia është në shërbimin tuaj”. 

Shpërndaje në

U Kopjua