Live

Vuçiq bisedon me Blinken, ky i fundit ia përmend masat Serbisë pas sulmit në Banjskë

19:48 / 29 Shtator 2023

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se këtë të premte ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken rreth situatës në Kosovë për çfarë ka thënë se pati gjëra që u pajtuan por edhe jo.

“Kam folur me Blinken ku u pajtuam se shtensionimi është i nevojshëm, një rol më i fuqishëm i KFOR-it, në veçanti në veri”, ka treguar të ketë thënë Vuçiq, raporton Kosovalive.net.

“Mohova gënjeshtrat rreth një shkalle të lartë gatishmërie të ushtrisë serbe. Ne nuk pajtohemi me natyrën e asaj që ka ndodhur në Kosovë. Blinken më foli gjithashtu për disa masa. Unë thashë se jam kundër”, ka thënë Vuçiq ndër të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua