Live

Sot mbahet takimi i Këshillit Ministror të OSBE-së në Shkup

09:24 / 30 Nëntor 2023

Nga Kosova Live

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut sot mbahet Këshilli i 30-të Ministror i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Ky takim do të zgjas deri më 1 dhjetor.

Aty do të marrin pjesë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken,  dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup, shkak Lavrovi.

Për shkak të pjesëmarrjes së kryediplomatit rus, Ukraina do ta bojkotojë takimin e OSBE-së në Shkup.

Edhe ministrat e jashtëm të tre shteteve baltike dhe të Ukrainës thanë të martën se do të bojkotojnë takimin me arsyet e njëjta si të Ukrainës, njofton Kosovalive.net.

Të pranishëm prite të jenë 1 mijë delegatë./kosovalive.net

Shpërndaje në

U Kopjua