Live

Festa në Grupin Parlamentar të VV’së për ditëlindjen e Kusari-Lilës, edhe Dejona Mihali e pranishme

18:20 / 16 Tetor 2024

Nga Kosova Live

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, sot është duke e festuar ditëlindjen. Në media ndërkohë janë publikuar fotografi të festës së ditëlidnjes së saj, ku protagonistë janë kryeministri Albin Kurti e Koordinatorja e Komiteteve në VV-së, Dejona Mihali.

Kjo ditëlindje e gjen Kusari-Lilën të përballur me përgjimet e bisedave që ajo ka zhvilluar më kriminelin serb nga Veriu dhe të sanksionuarin e SHBA-së, Milan Radojicic dhe disa biseda të tjera me politikanin serb, Sllavko Simic, të cilin e ka qujatur edhe “brate”.

Prezente në media këto ditë ka vazhduar të jetë edhe zyrtarja e lartë dhe drejteusja e komiteteve të VV-së, Dejona Mihali, e cila ditë më parë është intervistuar edhe nga Prokuroria Speciale për disa raste që janë në hetim e sipër. Mihalit i janë publikuar edhe disa biseda që ajo ka pasur me ish-drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, biseda në të cilat përmendet edhe ambasadori Martin Berishaj dhe raportimet e mediave për të.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...