Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë, të premten, pas një mosmarrëveshje që ka degjeneruar në një sulm fizik ndaj një mashkulli.
Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore për lëndimet e pësuara.
Pas hetimeve, njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt, në përputhje me vendimin e prokurorit.
Policia ka nisur hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të ngjarjes.