Të enjten në lagjen Emshir disa vetura janë përfshirë nga zjarri në parking dhe si pasojë tymi është shpërndarë edhe në objektin banesor.
E sot, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh jep detaje të rastit.
“Rr. Hysni Gashi, Prishtinë 16.01.2025 – 18:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë vetura e saj si dhe zjarri ka përfshirë edhe disa vetura tjera në parking”, thuhet në raport.
Si pasojë e zjarrit tymi është shpërndarë edhe në një objekt banesor, ku kanë pranuar tretman mjekësor disa persona.
Rasti është në procedurë hetimore.