Live

Ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin, pranon fajësinë për 4 vepra penale

11:34 / 01 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gazetari Lirim Mehmetaj gjatë ditës së sotme ka publikuar dokumentin që dëshmon se si ish-shefi i prokurimit në KEK, Ymer Dragusha ka pranuar fajësinë për 4 vepra penale lidhur me keqpërdorimet në KEK.

“Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës”, ka shkruar Mehmetaj.

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare. Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A”.

Postimi i plotë i Lirim Mehmetajt:

Marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për veprat penale në KEK – Dragusha ishte ushtrues detyre i drejtorit të Zyrës së Prokurimit

Kjo është marrëveshja për pranim të fajësisë nga Ymer Dragusha, i bashkë-akuzuari me Nagip Krasniqin për kryerën e veprave penale në Korporatën Energjetik të Kosovës.

Dragusha akuzohej se në bashkëkryerje me Nagip Krasniqin, i cili ishte kryeshef i KEK-ut, i kanë tejkaluar kompetencat e detyrave zyrtare.

Tejkalimi i kompetencës është bërë që t’i mundësojnë përfitim personit tjetër, në këtë rast operatorit ekonomik “Litwin S. A.” në rastin e aktivitetit të prokurimit lidhur me “Riparimin Kapital të kalldasë të bllokut A5”.

Siç dihet nga dosja, të gjitha veprimet jo ligjore që i kishte ndërmarrë Dragusha ishin urdhëruar nga vetë Nagip Krasniqi.

Në këtë rast është e përfshirë edhe Dejona Mihaili dhe ministrja Artane Rizvanolli.

Përveç këtij rasti, bëhet fjalë edhe për tri raste të tjera.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...