Live

Vdes një person pas vetëaksidentit të shkaktuar në Qungur të Pejës

20:17 / 02 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një vetëaksident i rëndë ka ndodh sonte në fshatin Qungur të Pejës.

Si pasojë e tij ka vdekur shoferi i që po drejtonte automjetin, shkak i plagëve të marra.

Lajmin për Kosovalive e ka konfirmuar Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës.

“Sot rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një vetëaksident i cili ka ndodhur në fshatin Qungur-Pejë, si pasojë e këtij vetëaksidenti shoferi ka pësuar me fatalitet”, tha Rugova për Kosovalive.

“Vdekjen e së cilit e kanë konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Rasti është duke u hetuar nga Trafiku Rajonal në Pejë.

Shpërndaje në

U Kopjua