Live

“Tre gishtat fashistë”, Shala: Ky nuk është thjesht një gjest

08:58 / 05 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një gjest që simbolizon nacionalizmin serb ka shkaktuar reagime të forta në Skenderaj, ku simpatizantë të Lëvizjes Vetëvendosje u panë duke ngritur tre gishta.

Ky veprim, që nga shumë qytetarë u pa si provokim, solli edhe një gjobë prej 35 mijë eurosh për këtë subjekt nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Esat Shala, koleksionues i videove dhe materialeve për krimet serbe gjatë luftës në Kosovë, ka deklaruar se që prej vitit 2005 ka dokumentuar mizoritë e forcave serbe dhe ka kundërshtuar përdorimin e këtij simboli, që për të dhe shumë të tjerë përfaqëson dhunën e përjetuar nga shqiptarët.

“Që nga viti 2005, unë kam luftuar këtë simbol duke grumbulluar video dhe materiale për krimet e luftës. Ata tre gishta na kanë prekur në Skenderaj dhe kushdo që e njeh historinë e krimeve serbe, e di se ky nuk është thjesht një gjest. Është një provokim për ne si drenicas”, tha Shala.

Ndiqni detajet, në videon në vijim

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...