Presidentja Vjosa Osmani do të pritet sot në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke u bërë kështu udhëheqësja e parë kosovare që takohet me një zyrtar të administratës Trump.
Në njoftimin e DASH-t, tregohet se e para shtetit do të takohet me Louis L. Bonon, zyrtarin e lartë në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.
“Në orën 9:30, zyrtari i lartë i Byrosë Bono takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu në Departamentin e Shtetit”, thuhet në njoftim.