Një grabitje e armatosur ka ndodhur para pak minutash në një institucion mikrofinanciar rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Sipas informacioneve të para, një person ka arritur të grabisë një shumë të parave.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilët kanë ndëmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndërkaq, i dyshuari në lidhje me këtë rast nuk është arrestuar akoma.