Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz foli për Fox News në lidhje me zhvillimet e fundit rreth Ukrainës.
Reuters raportoi se ai tha se Ukraina duhet “ta ulë tonin, ta shikojë me kujdes dhe të nënshkruajë atë marrëveshje” për mineralet me SHBA-në.
Rezistenca nga Ukraina për marrëveshjen dhe mënyrën se si Trump po i zhvillon bisedimet e paqes është thjesht e papranueshme, tha Waltz, duke pasur parasysh gjithçka që Shtetet e Bashkuara kanë bërë për Ukrainën, shkruan The Guardian.
Por ai këmbënguli se këto dallime pikëpamjesh mund të afrohen pasi “presidenti tha gjithashtu se sa shumë e do popullin ukrainas”.
Waltz mohoi se aleatët e SHBA-së dhe Ukraina nuk janë duke u konsultuar.
“Ka një term për këtë në diplomaci. Quhet diplomacia e anijeve, sepse sjellja e të gjithëve në tryezë nuk ka funksionuar në të kaluarën”, tha ai.
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe presidenti Ukrainas, Volodymyr Zelensky i replikuan njëri-tjetrit në distancë, ndërsa SHBA-ja ka nisur të bisedojë me Rusinë për ndaljen e luftës në Ukrainë.
Trump të mërkurën e quajti “diktator të zgjedhur” dhe “komedian modest” Zelenskyn, ndërsa tha se ai duhet të lëvizë shpejt ose do ta humbë shtetin.