Live

“E keqja ka emër – Albin Kurti”, Haradinaj i kundërpërgjigjet Limajt pasi s’përjashtoi koalicionin me VV’në

10:50 / 21 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së mbrëmshme të kreut të Nismës, Fatmir Limajt, me të cilin kanë hyrë në zgjedhje si koalicion, pasi ai mbrëmë nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Haradinaj vetëm ka shkruar “E keqja ka emër – Albin Kurti”, si kundërpërgjigje ndaj deklaratës së Limajt, shkruan Reporteri.net.

Limaj tha se nuk ka vija të kuqe ndaj Lëvizjes Vetëvendosje .

“Kush më fton në tavolinë unë shkoj ulna për tema nacionale Çka po të vynë një qeveri jo funksionale, kurrë. Nuk hy në një qeveri jofunksionale. As me opozitën nuk e përjashtojë që ulem”, tha Fatmir Limaj në Debat Plus.

Limaj ka bërë thirrje për bashkëpunim mes partive politike për të shmangur një krizë qeveritare pas zgjedhjeve.

Shpërndaje në

U Kopjua