Live

Planifikuan vrasje, gjykata ua cakton nga një muaj paraburgim pesë të dyshuarve

23:47 / 23 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka caktuar nga një muaj paraburgim pesë personave.

D.R., F.Q., Sh.K., D.M. dhe R.B., dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” lidhur me veprën penale “Veprimet përgatitore për vrasje të rëndë”.

Kjo u bë e ditur nga gjykata pë e ditur nga gjykata përmes një njoftimi.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse të pandehurit D.R., F.Q., SH.K., D.M. dhe R.B. lihen në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, duke pasur parasysh rrethanat dhe mënyrën se si janë kryer veprat penale, mund lehtë të arratisen për t’i ikur përgjegjësisë penale”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Gjykata vlerësoi se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të ndikojnë në prova, po ashtu mund të ndikojnë edhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsërisin veprat e njëjta penale ose mund të kryejnë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

“Gjykata konsideron se pesha e veprave penale është e natyrës së rëndë dhe rrezikshmëria shoqërore e tyre është tejet e lartë andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, njofton Gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë

Shpërndaje në

U Kopjua