Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar liderin e CDU-së në Gjermani, Friedrich Merz, dhe atë të CSU-së, Markus Soeder, për fitoren në zgjedhjet federale të së dielës.
“Vendet tona ndajnë një histori të gjatë të marrëdhënieve të shkëlqyera dhe mezi pres t’i thellojmë lidhjet tona të ngushta në vitet në vazhdim”, ka shkruar Osmani në X.
CDU/CSU ka fituar 28.8% të votave, ndërsa lideri i saj dhe kandidati për kancelar, Merz, u shpreh se dëshiron krijimin e shpejtë të një qeverie të re.
Ai e ka përjashtuar mundësinë e koalicionit me partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila doli e dyta me dyfish më shumë vota sesa në zgjedhjet e vitit 2021.
SPD-ja e Olaf Scholz shënoi humbje të thellë.
Congratulations to the Christian Democratic Union (CDU), the Christian Social Union (CSU), and their leaders @_FriedrichMerz and @markus_soeder on their victory in Germany’s federal elections.
Our countries share a long history of excellent relations and I look forward to… pic.twitter.com/AuQygrDDGH
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2025