Live

UNMIK reagon për mbylljen e qendrave sociale në veri: Çështjet e pazgjidhura të diskutohen në dialog

07:53 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh ka shprehur shqetësim për mbylljen e strukturave paralele në veri të Kosovës.

Në ragim thuhet se ajo ka bërë thirrje që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen përmes dialogut Kosovë-Serbi.

“PSSP Ziadeh është e shqetësuar për mbylljen e zyrave të financuara nga Serbia në veri të Kosovës dhe ndikimin negativ të këtyre mbylljeve në jetën e përditshme të individëve dhe njerëzve që mbështeten në këto shërbime për mbështetje kritike. PSSP-ja përsërit thirrjet e saj që këto mbyllje dhe çështje të tjera të pazgjidhura të diskutohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, thuhet në reagimin e UNMIK-ut.

Pas një aksioni të Policisë së Kosovës, katër qendra për punë sociale në veri të Kosovës të premten janë mbyllur nën dyshimin se kanë përfituar përmes kërcënimeve që qytetarët të votonin për një parti politike të caktuar.

Zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se vendimi për bastisjen dhe mbylljen e qendrave për punë sociale në veri është ndërmarrë me urdhër të Gjykatës.

Gjatë javës reagoi edhe Ambasada Amerikane  në Prishtinë duke e quajtur  veprim “të pakoordinuar”.

Në atë reagim u tha se mbylljet e këtyre zyrave janë bërë p akoordinim dhe rrezikojnë të krijojnë pasoja negative për të ardhmen e Kosovës në Evropë dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Shpërndaje në

U Kopjua