Live

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në rrugën Prishtinë – Gjilan

15:57 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Para pak minutash, Kosovalive ka raportuar për një aksident trafiku mes tre veturave në rrugën Prishtinë – Gjilan, si pasojë e të cilit disa persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Kosovalive tashmë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se nga ky aksident janë lënduar gjashtë persona.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë – Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 3 automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 6 persona”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ndërkaq, Kosovalive ka mësuar së të lënduarit janë dërguar për të pranuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjilanit.

Me rastin tashmë po merren zyrtarët e trafikut rajonal, për zbardhjen e detajeve dhe rrethanave të aksidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua