Një aksion i Njësisë së Antidrogës në Policinë Rajonale në Ferizaj i zhvilluar të hënën në Ferizaj, rezultoi me arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje të narkotikëve dhe sekuestrimin e një sasie të marihuanës. I dyshuari ka përfunduar në mbajtje dhe rasti tashmë është konfirmuar nga Policia.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kosovalive ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që u kap pas bastisjeve në banesën e tij në rrugën “Emin Duraku’ është Argjend Ugzmajli, 23-vjeçar.
Pas kontrollit të kryer, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të marihuanës, të ndarë në paketime të ndryshme, si dhe para të gatshme në kartëmonedha të ndryshme.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin,
Ndaj tij, pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.