Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinit, i cili vdiq dje.
“Ngushëllimet tona më të thella familjes dhe kolegëve të Bajram Qerkinajt. Zëri që ai u dha mijëra familjeve që kërkonin të vërtetën dhe drejtësinë për të dashurit e tyre të zhdukur ishte frymëzues”, shkruhet në postim
Bajram Qerkini ishte kryetar i Shoqatës “Zëri i Prindërve” dhe një nga zërat më të fuqishëm në kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.
Ai u varros të martën në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës.