Live

Bie lifti te një banesë te rruga “B”, nuk raportohet për të lënduar

22:13 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Një lift ka rënë poshtë në një bllok banesor në rrugën “B” në Prishtinë.

Jo zyrtarisht është mësuar se nga rasti nuk ka persona të lënduar.

Në vend të ngjarjes janë policia dhe zjarrfikësit, ku të gjitha blloqet banesore te Rruga “B” kanë mungesë energjie aktualisht.

Mësohet se një kabllo është djegur, ku më pas pllaka e liftit ka rënë poshtë.

Policia ende nuk ka folur për rastin.

Shpërndaje në

U Kopjua