Live

Defekt në furnizim, mbesin pa ujë pesë rrugë në Prishtinë

23:39 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Pesë rrugë kanë mbetur pa ujë sonte, për shkak të një defekti në gypin e ujit.

Njoftimin e ka bërë të ditur Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Në një njoftim zyrtar, është bërë e ditur se furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë i ndërprerë deri nesër në ora 12:00.

Rrugët që kanë mbetur pa ujë janë: “Bedri Berisha”, “Valbona”, “Alpet Shqiptare” dhe “Ramiz Kovaqi”.

Shpërndaje në

U Kopjua