Live

Deputeti shqiptar në Zvicër krahason shpenzimet e një familje kosovare dhe zvicerane në rrymë, statistikat janë tmerruese

23:49 / 25 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Korab Rashiti, deputeti shqiptar në Zvicër, ka bërë një krahasim se sa për qind të pagës i nevojitet një familje zvicerane dhe sa një familje kosovare në pagesën e 1000 kWh.

Rashiti e ka quajtur “tmerr të pafund” rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Menaxhimi dhe strategjia energjetike në Kosovë është një tmerr i pafund dhe ata duan përsëri ta rrisin çmimin e kWh në Kosovë. Mos harro atë që thashë disa javë më parë: tatimi fiskal në të ardhmen në Kosovë do të kalojë përmes çmimit të kWh!

Nje info:

Këtu është një krahasim duke marrë parasysh fuqinë blerëse midis Kosovës dhe Zvicrës, duke pasur parasysh që të ardhurat ne në Kosovë janë 540 euro, ndërsa në Zvicër 6800 euro”, ka thënë ai.

Në statistikat e publikuara nga Rashiti, rezulton se një familje kosovare shpenzon përafro 15 për qind të pagës në pagesën e 1000 kWh, ndërkaq një familje zvicerane 2,94 për qind e pagës. 

Shpërndaje në

U Kopjua