Live

Merret vendimi për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë

16:09 / 26 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama ka miratuar vendimin për biletën vjetore të udhëtimit në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ky vendim ka për qëllim të lehtësojë qasjen në transportin publik dhe të përmirësojë lëvizshmërinë në kryeqytet.

Vendimin për caktimin e çmimit preferencial të biletës vjetore të udhëtimit përfshin: Korporatat dhe institucionet me mbi 50 punonjës; Të gjitha ndërmarrjet publike lokale të Kryeqytetit.

Tutje, theksohet se çmimi preferencial: 120 euro në vit për person.

Gjithashtu, bëhet e ditur se përdorim është i pakufizuar në të gjitha linjat urbane.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë.

Për më shumë informacion, mund të lexoni vendimin në linkun në vazhdim, duke klikuar këtu.

Shpërndaje në

U Kopjua