Live

Bora e ‘shokon’ Trepçën, regjistron fitore të madhe në kryeqytet

22:41 / 27 Shkurt 2025

Nga Kosova Live

Bora ka arritur fitore në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll, duke mposhtur kampionët dhe fituesit e Kupës, Trepçën, me rezultat të ngushtë 89:88.

Në ndeshjen e javës së njëzet e një, prishtinasit kanë dominuar në pjesën e tretë dhe kanë arritur epërsinë deri në shtatëmbëdhjetë pikë (79:62).

Megjithatë, mitrovicasit janë rikthyer me një seri të jashtëzakonshme 4:22, duke kaluar përkohësisht në epërsi 83:84.

Në sekondat e fundit, fitoren e Borës e ka vulosur Cambridge me dy ngulitje vendimtare, duke i dhuruar skuadrës së tij dy pikë të arta. Ironikisht, ai kishte kaluar te Bora pikërisht nga Trepça.

Në këtë ndeshje, Alex Lomax ka shkëlqyer për Borën me njëzet e pesë pikë, shtatë kërcime dhe dymbëdhjetë asistime, ndërsa për Trepçën më të dalluarit kanë qenë Tekele Cotton me njëzet e një pikë dhe Michael Myres me gjashtëmbëdhjetë pikë e dymbëdhjetë kërcime.

Shpërndaje në

U Kopjua