Live

Zelensky ende s’e ka thënë asnjë fjalë pas goditjes nga Trump

15:54 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pezulloi gjithë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pas përplasjes së tij me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, javën e kaluar në Zyrën Ovale.

Bloomberg dhe Fox News raportojnë se pauza do të zgjasë derisa Trump të përcaktojë se udhëheqësit e vendit janë të përkushtuar – me besim të mirë – ndaj paqes.

Deri më tani nuk ka pasur deklaratë të drejtpërdrejt nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

As presidenti i Ukrainës nuk i ka komentuar ende këto zhvillime, ndërsa s’ka pasur deklaratë as nga Rusia.

Shpërndaje në

U Kopjua