Live

Kaosi në Kuvendin e Serbisë: Lëndohen 3 deputete, njëra ishte 8 muajshe shtatzënë

16:10 / 04 Mars 2025

Nga Kosova Live

Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Ana Bërnabiq, e konfirmoi se tre deputete janë plagosur dhe njëra prej tyre ndodhet në rrezik për jetën në spital, pas kaosit që shpërtheu në Kuvend.

Bërnabiq tha se tre deputetet e plagosura janë Jasmina Obradović, Jasmina Karanac dhe Sonja Ilić.

Jasmina Obradović, 63 vjeç, ka pësuar goditje në kokë nga bomba që u hodh nga partia “Djilas” dhe aktualisht është në gjendje të rëndë, duke luftuar për jetën e saj.

Deputetja tjetër e lënduar është Jasmina Karanac e cila u lëndua plagos pasi u godit në kokë. Ajo u spërkat me sprej dhe u godit në kokë me një shishe.

Dhe, deputetja e tretë – Sonja Ilić, e cila është tetë muaj shtatzënë, u sëmur dhe u transferua në një institucion shëndetësor ku po luftojnë për jetë ajo dhe foshnja e saj, tha Bërnabiq.

Shpërndaje në

U Kopjua