Live

Sekretari i NATO’s diskuton me kancelarin gjerman në ardhje: Lidershipi juaj kyç, jetik investimi më i madh në mbrojtje

21:26 / 05 Mars 2025

Nga Kosova Live

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në diskutim me kancelarin gjerman në ardhje, Friedrich Merz, ka theksuar rëndësinë që të investohet në mbrojtje. Rutte gjithashtu shprehet se udhëheqja e Merz do të jetë vendimtare.

Këto detaje Rutte i ka dhënë në rrjetin social “X”, nga ku shprehet që mezi pret vizitë zyrtare me Merz.

“Patëm një diskutim të mirë jozyrtar me Friedrich Merz mbi prioritetet e NATO-s sot. Është jetike që të investojmë më shumë në mbrojtje, të rrisim prodhimin e mbrojtjes dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën. Udhëheqja juaj do të jetë vendimtare. Mezi pres t’ju mirëpresim për një vizitë zyrtare në të ardhmen!”, ka shkruar Rutte.

Shpërndaje në

U Kopjua