Meghan Markle ka publikuar më në fund serialin e saj në Netflix, me Princi Harry që përfshihet në disa dalje të tij.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, çifti do të përfitojë një pasuri të madhe nga ky projekt, por kjo është vetëm një pjesë e marrëveshjes që ata nënshkruan me platformën e transmetimit disa vite më parë.
Në vitin 2020, Meghan dhe Harry nënshkruan një kontratë pesëvjeçare me Netflix, e cila pritet të skadojë këtë vit. Rinovimi i marrëveshjes është i pasigurt, por një ofertë financiare e majme mund të ndikojë në ndryshimin e situatës.
Çifti ka qenë i angazhuar në projekte të shumta me platformën, megjithatë ata shkaktuan zhgënjim në vitin 2022 me shfaqjen e “Harry & Meghan”.
Marrëveshja e tyre me Netflix u vlerësua në 100 milionë dollarë, dhe deri tani kanë publikuar katër seri. Programet e tyre, të cilat janë autentike dhe të veçanta, kanë tërhequr shumë kuriozitet dhe fansa të rinj për çdo projekt të ri që ata kanë ndërmend.
Pavarësisht se ende nuk ka detaje nëse Netflix do të rinovojë kontratën, duket se çifti mund të kërkojë më shumë se 100 milionë dollarë për vitet e ardhshme, duke pasur parasysh se ky shumë mund të mos mjaftojë për ta.