Live

Gjesti – Rizartës: Sonte nata e fundit që flemë bashkë, do bëjmë tmerrin…

17:02 / 06 Mars 2025

Nga Kosova Live

Gjesti dhe Rizarta po bëjnë dy javë që flenë në një krevat bashkë në “Big Brother VIP 4”

Gjesti dhe Rizarta po bëjnë dy javë që flenë në një krevat bashkë në “Big Brother VIP 4”. Ishte vetë banori që zgjodhi atë që të flinte me të dhe shkak u bë ‘valixhja e tundimeve’ që Vëllai i Madh i dha Gjestin në periudhën kur ishte lideri i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se në ‘valixhen e tundimeve’ kishte 7 zarfe që përmbanin dënime, surpriza dhe vendime të rëndësishme për lojën. Në zarfin e parë që hapi Gjesti shkruhej se ai do zgjidhte një banor tjetër për të fjetur me të për dy javë, duke larguar Eglin.

Gjesti zgjodhi emrin e Rizartës dhe kjo nuk kishte të drejtë që të kundërshtonte. Ndërkohë gjatë një bisede banorja i kujtoi atij se sonte është dita e fundit e dënimit.

Gjesti i thotë se sonte do të flenë të përqafuar dhe ‘do të bëjnë tmerrin’.

Pjesë nga biseda:

Rizarta: Sot është dita e fundit e dënimit

Gjesti: A sonte do më marrësh në gji pra

Rizarta: Sonte është dita e fundit e dënimit

Gjesti: Edhe sonte do flesh me mua? Sonte do të bëjmë tmerrin, u kry

Rizarta: Natën e fundit po

Gjesti: S’më ke marrë në gji mbrëmë

Rizarta: Pse atë doje ti? Sonte

Gjesti: Je duke luajtur filma me Aldon, ke nis duke bërë regjisoren. Sonte me merr në gji se jam sëmurë, seriozisht

Rizarta: Po

Shpërndaje në

U Kopjua