Diana dhe Arioni, dy ish-banorët e këtij edicioni, kanë vendosur të ndahen pas një periudhe të shkurtër bashkë.
Një tjetër sinjal që ka konfirmuar përfundimin e lidhjes së tyre është mungesa e fotografive të përbashkëta në rrjetet sociale.
Diana dhe Arioni kanë fshirë çdo postim të mëparshëm si çift dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, duke i dhënë fund edhe virtualisht marrëdhënies së tyre.
Si duket tashmë kemi një reagim nga Diana pas ndarjes.
Ajo në Tiktok ka postuar një video në të cilën thuhet: “Po e rikthej personalitetin sërish, po ndjehem sërish vetvetja. Me të vërtetë nuk isha vetvetja”.