Live

Vuçiq: Gjendja e sigurisë është lëkundur në vend e rajon

16:33 / 10 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për gjendjen aktuale të sigurisë në vend dhe rajon dhe siç tha ai fokusi kryesor është veçanërisht në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë.

Pas mbledhjes së qeverisë që mbajtën, ai u deklarua se se ka marrë informacione për gjendjen aktuale të sigurisë.

“Diskutuam edhe aspektet e përgjithshme të protestës së paralajmëruar më 15 mars. Në një kohë kur situata e sigurisë në Ballkan është lëkundur seriozisht, Serbia po përpiqet të ruajë paqen dhe stabilitetin, si dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, tha Vuçiq.

“Kemi parë edhe gjendjen e ekonomisë në dritën e protestave të vazhdueshme, si dhe dëmin që kanë shkaktuar këto ngjarje, që reflektohet në uljen e investimeve dhe sfida të tjera për ekonominë. Ne ramë dakord se është thelbësore të merren masa urgjente për të zbutur pasojat dhe për të mbështetur sektorët ekonomikë të prekur nga këto rrethana”, deklaroi ai.

Gjithashtu, Presidenti serb theksoi nevojën e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve dhe palëve relevante të interesit për të garantuar stabilitet dhe për të ofruar mbështetje për qytetarët dhe bizneset.

Shpërndaje në

U Kopjua