Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, priti në takim djalin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump Junior.
Në këtë takim, Vuçiqi tha se Trump Junior ka diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe midis Serbisë dhe Amerikës.
Përveç kësaj, presidenti i Serbisë, njoftoi se në këtë takim biseduar edhe për temat aktuale që formësojnë skenën politike dhe ekonomike globale.
“Theksova rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike dhe politike ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve dhe projekteve të përbashkëta në vitet e ardhshme”.
“Ky takim simbolizon angazhimin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe punën së bashku për të adresuar sfidat globale”, shkroi Vuçiq.