Live

Trump thotë se do të flasë me Putinin dhe do ta ftojë Zelenskyn përsëri në Shtëpinë e Bardhë

22:18 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se shpreson që Rusia do të pranojë një plan armëpushimi të hartuar nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas në Arabinë Saudite.

Duke folur për gazetarët të martën, Trump tha se do ta ftojë përsëri liderin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Shtëpinë e Bardhë.

Ai tha se shpreson që propozimi të konkretizohet “gjatë ditëve në vijim” dhe shtoi:

“Unë e di që kemi një takim të madh me Rusinë nesër, dhe shpresojmë që do të kemi disa biseda të shkëlqyera.”

Ai tha se këtë javë do të flasë me liderin rus, Vladimir Putin, për propozimin e armëpushimit. 

“Duhet të jenë dy për të kërcyer tango, siç thonë”, shtoi ai.

Shpërndaje në

U Kopjua