Live

Pas takimit të Ukrainës me SHBA-në, reagon Rusia: Nuk përjashtojmë kontaktet me palën amerikane në ditët në vijim

22:54 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pas takimit të mbajtur të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Arabinë Saudite, nga e cila Ukraina pranoi një armëpushim me Rusinë në afat për 30 ditësh, dhe për këtë ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë duke thënë se nuk i përjashtojmë diskutimet me SHBA-të.

“Ne nuk përjashtojmë kontaktet me përfaqësuesit e SHBA në ditët në vijim”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Derisa, Trump pas takimit u deklarua se këto ditë do të mund të fliste më presidentin rus, Vladimir Putin për këtë çështje.

Dhe, se shpresonte se edhe Rusia do të ishte në dakord për një plan armëpushimi të hartuar nga zyrtarët amerikanë dhe ukrainas, pra për një armëpushim gjithëpërfshirës pas më shumë se tri vjet luftë.

Shpërndaje në

U Kopjua