Janë arrestuar rreth 100 protestues gjatë një proteste në Manhattan në SHBA, ku kërkuan lirimin e Mahmoud Khail, një aktivist palestinez i arrestuar nga agjentët federalë të emigracionit.
Grupi i protestuesve bërtiti “luftoni nazistët, jo studentët”.
Pasi Administrata Trump ndërmori veprime për ta dëbuar Mahmoud Khail, ky i fundit tërhoqi vëmendjen, duke u konsideruar si figurë e shquar gjatë protestave të luftës në Gaza në Universitetin Columbia në pranverën e vitit 2024.
Rasti ka ngritur pikëpyetje në lidhje me fjalën e lirë në kampuset e kolegjit dhe procesin ligjor që do të lejonte dëbimin e një banori të përhershëm në SHBA.