Ish-e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm vendimin e shkallës së parë për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” ndaj saj, si e dyshuar për kryerjen e veprës penale “përkrahje e autorit të krimit”.
Mbrojtësi ligjor i Eria Ago ka kundërshtuar masën, duke argumentuar se provat e paraqitura nga SPAK nuk qëndrojnë.
Ai ka shtuar se Ago ndodhet e shtruar në spitalin e burgut për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Eria Ago u arrestua me urdhër të prokurores Elida Kaçkini, nën dyshimin se ka ndihmuar Safet Bajrin dhe Astmer Bilalin ditën kur ndodhi vrasja e Fatbardh Licit në Shkodër, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2018.