Në Lezhë të Shqipërisë është arrestuar një 33-vjeçar i shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual.
Ai qëndronte në zonën e Kalasë së Lezhës, në një shpellë, në të cilën fshihej për t’iu shmangur policisë.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 7 mars 2025, një shtetase 30-vjeçare banuese në Lezhë, kallëzoi se ky shtetas i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Gjatë kontrollit në vendin ku fshihej ky shtetas, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.