Alexander “Sasha” Kasanof nuk do të jetë më zëvendësndihmës sekretar për Ballkanin Perëndimor. Kështu ka raportuar “Al Jazeera” në Ballkan.
Sipas këtij raportimit, Kasanofi do të zëvendësohet nga Colleen Hyland, që udhëhiqte Drejtorinë për çështjet e Evropës Qendrore dhe Jugore.
Nuk dihet nëse ky ndryshim është i përkohshëm apo afatgjatë.
Hylandi është diplomate me eksperiencë që ka punuar në disa misione diplomatike të SHBA-së, përfshirë edhe atë në Kosovë, ku ishte zëvendësambasadore në periudhën 2016-2019.

Ajo flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.
Deri tash në këtë post ka qenë Kasanofi, i cili u emërua në korrik të vitit 2024. Ai pati zëvendësuar Gabriel Escobarin.