Live

Trump kërkon të shpëtojë trupat ukrainase “të rrethuara” në Kursk, ja çfarë i thotë Putinit

19:50 / 14 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ushtria ruse ka pretenduar se ka rrethuar forcat ukrainase ne rajonin e Kurskut, pas një ofensive të befasishme nga ana e Moskës. Këto pretendime janë hedhur poshtë nga ana e Ukrainës.

Ndërkohë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërkuar përmes një postimi në rrjetet sociale që Moska t’i kursejë jetët e ukrainasve ‘të rrethuar’.

Sipas mediave të huaja, Trump nis duke thënë se ekipi i tij pati “diskutime shumë të mira dhe produktive me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë” të enjten.

“Sigurisht që ukrainasit po tërhiqen nga Kursku, ata kishin rreth 35 km xhep për të dalë, ai xhep është ngushtuar sot,” tha Trump.

“Kurseja jetën”- Trump kërkon të shpëtojë

Shpërndaje në

U Kopjua